Suchergebnisse
Filter
18 Ergebnisse
Sortierung:
Reduktimi drastik i popullsisë shqiptare në Kosovë dhe në viset e tjera gjatë viteve 1912-1921
In: Studime historike, Heft 1
Tema e kësaj kumtese është një temë tepër e njohur nga shumëstudiues profesionistë e amatorë. Ata i janë qasur problemit tëreduktimeve anormale demografike të popullsisë shqiptare të Kosovës emë gjerë, duke u përpjekur të saktësojnë për periudha të ndryshmekohore, në nivel të përgjithshëm ose lokal, çfarë ka ndodhur, kur dhe kuka ndodhur, e përse ka ndodhur. Zakonisht ndryshimet e dukshmenumerike të popullsive rrjedhin prej faktorëve të jashtëzakonshëmpolitikë e ushtarakë, praktikave gjenocidale, prej kolapseve ekonomike,katastrofave natyrore, pandemive etj. Disa nga këta faktorë kanë qenë tëpranishëm në Kosovë e më gjerë edhe në periudhën 1912-1921, që ështëobjekt trajtimi në këtë kumtesë.
NJË EKSPOZE E SHKURTËR RRETH KONTRIBUTIT TË INSTITUTIT TË HISTORISË – TIRANË, PËR HISTORINË E KOSOVËS NË VITET 1981-2007
In: Studime historike, Heft 3-4
Titulli i kësaj kumtese mund të kishte qenë edhe "Kontributi iInstitutit të Historisë - Tiranë për historinë dhe çështjen e Kosovës",sepse veprimtaria e këtij instituti i ka pasur të gërshetuara fort këtoelemente, sepse ajo ka qenë sa studimore, aq edhe me vlera praktike nëpasqyrimin dhe mbështetjen e zhvillimeve politike aktuale në Kosovë,pjesë e zhvillimeve tona kombëtare. Do të duhet ta cek këtë temë nëaspektet kryesore të punës sonë gjatë dekadave të fundit.
KRISTAQ PRIFTI, PROFESORI DHE AKADEMIKU ME KONTRIBUT TË VEÇANTË NË STUDIMIN E HISTORISË KOMBËTARE SHQIPTARE
In: Studime historike, Heft 3-4
Më datë 9 dhjetor 2017 u nda nga jetaakademik Kristaq Prifti, një historian dheturkolog i njohur jo vetëm në Shqipëri nëKosovë dhe në trojet e tjera shqiptare, por edhemë gjerë. K.Prifti lindi në Berat më 21 dhjetor1932. Në këtë qytet kreu arsimimin fillestar e tëmesëm, kurse studimet e larta i realizoi dhe ipërfundoi me rezultate shumë të mira nëFakultetin e Historisë në Institutin Pedagogjik nëMoskë (1951-1955). Pas kthimit në atdhe aipunoi si pedagog i Historisë së përgjithshme dhe të Shqipërisë nëFakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
RRETH TRAJTIMIT TË ÇËSHTJES SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI NË RRAFSHIN BALLKANIK (pas vitit 1945)
In: Studime historike, Heft 1-2
Çështja e shqiptarëve në Jugosllavi, përkatësisht çështja e Kosovës, çështja e shqiptarëve në Maqedoni, në Malin e Zi dhe në jugun e Republikës së Serbisë në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, padyshim, është pjesë e çështjes shqiptare në tërësi, prehistoria e afërt e së cilës zuri fill në vitin 1913, me copëtimin e njohur drastik të trojeve shqiptare. Këtu nuk po llogarisim shfaqjen e pjesshme të kësaj çështjeje në vitet e mëparshme, ku do të vlente të përmendej, në dekadën e tetë të shekullit të XIX, pushtimi, aneksimi dhe spastrimi etnik i sanxhakut të Nishit nga gati e gjithë popullsia shqiptare.
FAKTORËT QË PËRCAKTUAN DOMOSDOSHMËRINË E LUFTËS ÇLIRIMTARE NË KOSOVË DHE SHPALLJEN E PAVARËSISË
In: Studime historike, Heft 1-2
shfaq e plotë në vitin 1913, si një ndër pjesët e çështjes shqiptare, për shkak të vendimeve të Fuqive të Mëdha, të marra në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Ato vendime të marra në interes të paqes evropiane, që gjithsesi nuk u sigurua, toleruan ekspansionin e qarqeve drejtuese monarkiste të Beogradit, dhe diktuan copëtimin e trevave shqiptare. Të gjithë treguesit përcaktues, veçanërisht përbërja etnike dhe kompozimi shpirtëror i shumicës dërrmuese të popullsisë së Kosovës dhe shumë viseve të tjera që iu aneksuan Serbisë, dëshmonin se ishte fjala për treva të mirëfillta shqiptare, që sakrifikoheshin arbitrarisht dhe padrejtësisht të mbeteshin nën sundimin e huaj, në vend që të përfshiheshin natyrshëm në shtetin e vet kombëtar të porsakrijuar.
PËRGATITJA E KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE SIPAS DOKUMENTACIONIT AUSTRO-HUNGAREZ
In: Studime historike, Heft 3-4
Gati i gjithë shek. XIX, pas shpartallimit të Francës bonapartiste, ukarakterizua nga përpjekjet e Fuqive të Mëdha të kohës për ruajtjen eekuilibrave të vendosura midis tyre dhe, në këtë kuadër, edhe diktatit ndajtë vegjëlve dhe shteteve që krijoheshin rishtaz. Rregulli ishte thyerpërkohësisht në vitet 70-të kur, Gjermania dhe Italia u formatuan si shtetepotenciale unitariste, duke i dhënë një leksion të vështirë Austrisë. Por,pas ristrukturimeve të momentit dhe transformimit të Austrisë në njëperandori dualiste, duket se tallazet u qetësuan dhe politika evropiane gatishekullore e të mëdhenjve hyri në hullinë e vjetër të ruajtjes së statusquo-së.
FILIP LIÇO 1915-2011
In: Studime historike, Heft 3-4
Më datë 29 maj të vitit 2011 u nda nga jetastudiuesi i njohur Filip Liço.Filip Liço lindi në nëntor të vitit 1915 nëfshatin Derviçan të Dropullit të rrethit tëGjirokastrës. Katër klasët e fillores i kreu nëvendlindje, ndërsa 3 klasët më lart për përfundimine 7-vjeçares në Vostinë të krahinës së Pogonit.Shkollën e mesme me 5 klasë e vijoi në normalen eVellas së Janinës.Në shtator të vitit 1936 me përfundimin eNormales u emërua mësues në fshatin e tijDerviçan. Për pesë vjet ishte mësues i greqishtes nëminoritetin grek. Në prill të 1941 u emërua mësues në fshatin (Moshoci) tëPogonit.
PROF. DR. MUIN ÇAMI (1923-2011)
In: Studime historike, Heft 3-4
Më dt. 14 dhjetor 2011, iu dha lamtumira efundit prof. dr. Muin Çamit, njerit ndër veteranët mëtë shquar të historiografisë shqiptare të shek.XX.Prof. Muini lindi në Gjirokastër më 13.02.1923ku edhe kreu ciklet e para të arsimimit. Pas pauzëssë krijuar nga Lufta e Dytë Botërore, gjatë të cilës upërfshi në Lëvizjen Antifashiste, në vitin 1955 udiplomua në Tiranë për histori. Dy vjet më pas më1957 ai do të ndërpriste karrierën e nëpunësit dhe dotë bëhej pjesë e kolektivit të Institutit të Historisëdhe të Gjuhësisë për t'i kushtuar gjithë jetën, dijet,aftësitë, energjinë dhe atdhetarizmin e spikatur,studimit të historisë sonë kombëtare në periudhën e viteve të pavarësisë e tëkonsolidimit të shtetit shqiptar dhe përpjekjeve për demokratizimin e tij.
PETRIKA THËNGJILLI: ALIU MIDIS HISTORISË DHE LEGJENDËS, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë: 2019, 1010 f
In: Studime historike, Heft 1-2
Ndonëse është shkruar shumë për Ali Pashë Tepelenën, punimi dëshmon se ka nevojë për shkrime të tjera për ta sqaruar më mirë këtë figurë historike që ai të zerë vendin që meriton në historinë e popullit shqiptar, duke u bazuar në dokumente historike, siç është vepruar në këtë rast. Dokumentet e hulumtuara nga autori në Arkivat e Turqisë dhe nga bashkëpunëtorët e tij, si dhe ato të arkivit personal të Aliut, shfrytëzimi i dokumentacionit rus dhe ai anglez e francez dhe baza bibliografike tepër e gjerë në gjuhë të huaj dhe në shqip, janë dy tiparet që i japin punimit një epërsi me ato ç'ka është shkruar deri tani.
PROF. DR. ADEM MEZINI (1941-2020)
In: Studime historike, Heft 3-4
Më 22 dhjetor 2020 u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare pedagogu, studiuesi dhe kolegu ynë i nderuar, prof. dr. Adem Mezini.Në auditorët e universiteteve shqiptare nuk do të kumbojë më drejtpërdrejtë fjala polivalente e këtij historiani karizmatik, prof. dr. Adem Mezini. Ai fizikisht ndërroi jetë, por vepra e tij e shumanshme, e mishëruar si korpus tekstesh, punimesh monografike e artikujsh shkencorë, si fjalë e ngrohtë profesionale me studentët e kolegët, si personalitet me virtytet më të arrira, do të rrezatojë gjithnjë jo vetëm në mjediset universitare e institucionet studimore, por edhe më gjerë në shoqërinë shqiptare.
SHABAN POLLUZHA DHE REVOLTA E DRENICËS
In: Studime historike, Heft 3-4
Shaban Polluzha spikat në konstelacionin e atdhetarëve të kombit shqiptar të të gjitha kohërave. Ai diti të orientohej drejt dhe të kishte si pikë referimi në rrugën e jetës së tij jo të shkurtër, rreth 75-vjeçare, aspiratat e kombit dhe, në finalen e veprimtarisë së tij, u sakrifikua pikërisht për to.
ÇËSHTJA E KOSOVËS NË PARLAMENTIN SHQIPTAR 1920-1924
In: Studime historike, Heft 1-2
Çështja e Kosovës, Çamërisë dhe e viseve të tjera shqiptare lindi si një çështje e veçantë, natyrisht jetike për kombin shqiptar, në vitin 1913, me vendimet e marra në Konferencën e Londrës, nga ambasadorët e Fuqive të Mëdha. Trojet shqiptare në Ballkan, të organizuara administrativisht në Perandorinë Osmane në katër vilajete, me vendimet në fjalë u përgjysmuan dhe po kështu u la jashtë kufijve edhe pjesa më e madhe e kombit shqiptar, gati 2/3 e tij. (Në vitin 1912 kombi shqiptar përbëhej nga rreth 2 milion banorë prej të cilëve në shtetin shqiptar u përfshinë vetëm 700 mijë. Në tërësi Shqipëria politike e 1913-ës pati 738 mijë banorë, përkatësisht rreth 700 mijë shqiptarë dhe 38 mijë minoritarë, kryesisht grekë, maqedonas e malazezë).
Refleksione për qëndrimin e shqiptarëve në revoltën e dimrit të viteve 1944-1945, në demonstratat e viteve 1968, 1981 e 1989 dhe në luftën e Kosovës të viteve 1998-1999
In: Studime historike, Heft 1-2
Kohë të ndryshme por synime të njëjta, si nga shqiptarët dhe nga serbët prandaj dhe përpjekjet pavarësisht nga veçoritë e nuancat kanë qenë të ngjashme. Le të bëjmë një skicë të shkurtër pa zbritur në kohë më herët se viti 1944, vit kur shqiptarët u ballafaquan me regjimin komunist të shtetit të ri jugosllav të RFSJ.